Janë pezulluar xhirimet e filmit të ardhshëm të James Bondit, pasi aktori në rolin kryesor Daniel Craig ka lënduar kyçin e këmbës.
Aktori anglez, thuhet të ketë lënduar veten gjatë xhirimeve të filmit, Bond 25 në Xhamajka, transmeton portali arbresh.info.
Sipas The Sun, filmimet në Studiot e Pinewood në Londër, që ishin të parapara për këtë fundjavë janë anuluar.
Bond 25 është përcjellur nga drama që nga fillimi, kjo pasi që përfshirja e Danielit në film ishte vënë në pikëpyetje kur ai tha se më përpara do të priste venat sesa të reprizonte edhe njëherë rolin, para se të ndërronte mendje dhe të nënshkruante sërish kontratë.
Xhirimet e filmit nisën muajin e shkuar, katër vjet pas filmit Spectre./Arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...