Google ADS

Gashi tani ka Kosovën kudo me vete

08:57 | 14 Maj 2019
Arbresh.info

Reperi nga Kosova që po bën karrierë në Amerikë do ta mbajë prejardhjen e tij kudo me vete.

Bëhet fjalë për një tatuazh që ka bërë në trupin e tij, gjegjësisht në bark, shkruan portali arbresh.info.

Labinot Gashi – që përdor emrin skenik Gashi gjithnjë e tregon prejardhjen e tij dhe kudo shfaq krenarinë për kombin shqiptar.

Këtë e vërteton edhe tatuazhi më i ri.

Ai vitin e shkuar ishte pjesë e festivalit Sunny Hill, ku gjatë qëndrimit në Kosovë gjithashtu xhiroi klipin e këngës ‘That’s Mine’ që e solli në bashkëpunim me reperin nga Kosova, Ledri Vula.

Kënga ishte shumë e suksesshme, për të cilën u befasua edhe vetë Gashi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme