Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” ku u vranë pesë persona te Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Në seancën e kaluar më 6 maj u dëgjuan dëshmitarë. Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe është procedurë dëshmuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Azziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit.
Seancë të re duhet të mbahet edhe për rastin “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike ku do të publikohen dëshmitë dhe do të prezantohen ekspertizat.
Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohet në mungesë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore” Ljupço Georgievski.
Sipas akuzës së PSP-së të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit prej së paku 155 milionë euro./Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?