Kompanitë e përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Mision në Bruksel, Belgjikë më 15, 16 dhe 17 maj 2019.
Ky mision në Belgjikë do të shërbejë si urë lidhëse për bizneset kosovare me tregun e huaj në Belgjikë dhe rajon, dhe me bizneset e Diasporës në identifikimin e mundësive investuese dhe eksportuese të produkteve dhe shërbimeve nga Kosova.
Kjo vizitë do të ndihmojë pesë kompani përpunuese të drurit që janë Ciao Berto, Candeo, Albed, Elnor dhe Shehu për t’u lidhur me tregjet e huaja dhe për të identifikuar mundësitë e investimeve dhe eksportit për produktet e tyre me cilësi të lartë.
Ky mision është organizuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida dhe Ambasadën e Kosovës në Belgjikë, në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesëve të Drurit të Kosovës./Arbresh.info
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...