Lajmin e fabrikuar ditën e sotme sipas të cilit, parrulla e shkruar në afërsi të banesës së ambasadorit të OSBE në Shqipëri, Bernd Borschardt ishte një kërcënim ndaj këtij të fundit, i kthen përgjigje edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se, “nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, ti vij turp që çke me të”.
Reagimi i plotë i Vasilit:.
A u kërcënua vërtet ambasadori Bernd Borchardt?
Të gjitha ambasadat në Tiranë reaguan këtë të hënë, pas një parulle të shkruar në hollin e pallatit ku jetonte ambasadori i OSBE-së. Ata kërkuan që Basha dhe Kryemadhi të dënojnë dhunën ndërsa morën në mbrojtje diplomatin Bernd Borchardt. Në murin e pallatit shkruhej: Borchardt turp për ju.
?
Por si e komentojnë analistët këtë ngjarje?
Armand Shkullaku: Nëse ato kanë informacion, kryeministri ka takuar shefin e shërbimit sekret prokuroren e përgjithshme. Nëse ka patur ndonjë të dhënë dhe kërcënim për atë është shumë serioze. Jo vetëm Borchardt por po këdo ambasador. Nëse është fjala për këtë parullë, ky është karagjozllëk. Të tilla parulla shkruhen kudo, kemi parë presidentë që gjuhen me këpucë. Ka shumë diplomatë që mbajnë qëndrime që herë na pëlqejnë e herë jo. Problemi është se këto deklarata, personi që e thotë të ketë një lloj autoriteti. Nëse diplomati shndërrohet në kloun e kur bën deklaratë më të fortë se Edi Rama, ti vij turp që çke me të.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...