Qindra demonstrues që janë kundër planeve për ndërtimin e një katedraleje në një park. Protestat po ndodhin në qytetin e katërt më të madh të Rusisë, Yekaterinburg, shkruan agjencia e lajmeve Fox.
Disa prej protestuesve kanë prishur barrierat që janë vënë për të mbrojtur vendin e ndërtimit. Policia është munduar të mbajë larg protestuesit.
Disa protestues kanë vënë tenda në mënyrë që të qëndrojnë aty tërë kohën. Nuk është e qartë nëse kishte lëndime apo arrestime gjatë protestave.
Kundërshtuesit thonë që ndërtimi i katedrales do privojë qytetarët nga hapësira e gjelbërt dhe rekreative.
Yekaterinburgu ndodhet diku 1400km në lindje të Moskës, dhe ka një popullatë rreth 1 milionë e 500 mijë banorë./observer/
Nesër fillon turi i koncerteve të Sabrina Carpenter, Columbu...
Nesër bëhet hapja solemne e Festivalit Ndërkombëtar “E...
Arteta i ashpër në konferencë për media pas ndeshjes me Man ...
Soja nuk është vetëm për vegjetarianë – Proteinat e sa...
Margot Robbie tregon barkun e rrumbullakosur gjatë një paraq...
Muharrem Jashari asiston në ndeshjen e Cherkasyt