Qeveria e Kosovës ka shtruar iftar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan arbresh.info.
Në iftarin e shtuar nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë të pranishëm krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) , presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe disa ministra.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Haradinaj ka thënë se ky iftar është shtuar si vazhdimësi e traditës.
“Si vazhdimësi e traditës, sonte kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Cilësitë më të mira njerëzore që vijnë në shprehje gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit, le të na shërbejnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët, fuqizimin e shtetit tonë dhe ruajtjen e vlerës sonë të rrallë dhe të dëshmuar të tolerancës nder fetarë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit./Arbresh.info
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut