Kina është hedhur në kundërsulm duke vendosur tarifa të reja për 60 miliardë dollarë produkte amerikane. Në reagimin e tij, Pekini zyrtar i ka bërë të qartë Shteteve të Bashkuara se nuk do të gëlltisë “frutat e prishura” të tregtisë dypalëshe.
Kina ka deklaruar se do të vendosë tarifa mbi mallrat amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë, duke filluar nga 1 qershori e duke e ashpërsuar luftën tregtare dypalëshe. Lëvizja vjen tre ditë pasi Shtetet e Bashkuara më shumë se dyfishuan tarifat mbi 200 miliardë dollarë produkte kineze. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump mohoi zërat se do të jenë konsumatorët amerikanë ata që do të paguajnë për tarifat e rritura mbi importet kineze dhe i bëri thirrje Kinës që të mos marrë masa reciproke.
Por Pekini zyrtar ka deklaruar se nuk do të gëlltisë ato që i ka quajtur “frutat e prishura” që dëmtojnë interesat e saj. Konkretisht, qeveria kineze ka rritur tarifat për më shumë se 5 mijë produkte amerikane, me kuotat e reja që shkojnë nga 5 në 25 për qind. Produktet e prekura janë kryesisht mishi i kaut, qingjit dhe derrit, si dhe disa kategori perimesh, frutash, vaji, çaji dhe kafeja. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ka deklaruar në një konferencë shtypi se Kina nuk do t’i dorëzohet kurrë presionit të jashtëm. Ndërkohë, tregjet amerikane reaguan negativisht ndaj lëvizjes. Brenda pak minutash nga hapja, Dou Xhons pësoi një humbje prej 460 pikësh, ose me 1.8 për qind, ndërsa “ES end PI” dhe Nasdak me 1.8 dhe 2.3 për qind.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...