Google ADS

Thaçi në Korishë: Nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhë fati i të pagjeturve

13:17 | 13 Maj 2019
V. S.

Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.

Kreu i vendit e ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, derisa ka shtuar se ndjehet mirë që më në fund Kuvendi i Kosovës ka vendosur në mënyrë të bashkuar të lëvizin drejt nxjerrjes së një rezolute kundër krimeve serbe.

“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia. Sot kujtojmë me respektin më të lartë dhe nderimin më të lartë shtetërorë të gjithë martirët e Korishës. Edhe martirët e Korishës janë produkt i drejtpërdrejtë i dhunës sistematike të organizuar nga shteti i Serbisë. Gra, fëmijë e pleq, u vranë në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, oborret e tyre, trojet e tyre, dhe dhunshëm ngarkuar në rimorkio për t’i zënë rob për t’i  bllokuar  deri në momentin e asaj që ndodhi”, ka shtuar Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme