Policia jep detaje për arrestimin e Dardan Molliqajt

11:56 | 13 Maj 2019
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm është arrestuar deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë gjithashtu se Policia do ta dërgoj Molliqajn në Prokurorinë Themelore.

“ Sot, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar edhe një urdhër arrest të Gjykatës Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti i Përgjithshëm. Urdhër arresti është nxjerrë me datën 12.05.2019 dhe në të janë specifikuar detyrimet për policinë që i pandehuri D.M të dërgohet në Objektin e Pallatit të Drejtësisë saktësisht në Prokurorinë Themelore. Aktualisht policia sipas rregulli po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhrin e Gjykatës”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe Partia Socialdemokrate të hënën përmes një reagimi ka bërë të ditur për arrestimin e Dardan Molliqajt.

Në reagim thuhet gjithashtu se arrestimi ka ndodhur për shkak të pjesëmarrjes në protestën për lirimin e liderit të VV-së, Albin Kurtit./Arbresh.info/

Lexo edhe: Arrestohet Dardan Molliqaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme