Disa organizata joqeveritare nga Kosova si dhe ato ndërkombëtare kanë nisur të hënën një ankesë zyrtare në mekanizimin për zgjidhjen e konflikteve të komunitetit të energjisë, duke sfiduar legjitimitetin e marrëveshjes për blerje të energjisë elektrike në kuadër të projektit “Kosova e Re”, që aktualisht është duke pritur ratifikimin në Parlamentin e Kosovës.
Në ankesë të nisur nga Fondacioni, Balkan Green, Instituti GAP, Grupi për Studime Politike dhe Juridike, INDEP dhe CEE Bankwatch Network, pretendohet se marrëveshja 20-vjeçare për blerje të energjisë elektrike, e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë, ContourGlobal në dhjetor të vitit 2017, nuk është në përputhshmëri me rregullat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
Në ankesë, po ashtu është thënë se ContourGlobal përfiton më shumë kundrejt prodhuesve tjerë të energjisë.
Në një komunikatë të lëshuar nga këto organizata vlerësohet se kontrata aktuale do të krijonte vështirësi për buxhetin shtetëror dhe konsumatorët e energjisë elektrike në Kosovë, pasi garanton që kompania shtetërore do të blejë gjithë energjinë e prodhuar nga ContourGlobal me një “çmim të targetuar” prej 80 euro për megavat, që përbën çmim shumë më të lartë për energjinë në krahasim me rajonin.
“Çmimi prej 80 eurove për megavat nuk do të ishte i mirë, mirëpo duke shtuar edhe tarifat shtesë, askush nuk e di se cili do të jetë çmimi që duhet paguar konsumatorët dhe taksapaguesit. Shumë njerëz në Kosovë nuk mund të përballojnë pagesën e faturave të energjisë elektrike as tani, prandaj nuk ka asnjë mundësi që të pranojnë këto rritje”, ka thënë Visar Azemi nga Fondacioni, Balkan Green.
Pjesë e këtij reagimi është edhe Instituti GAP, drejtuesi i të cilit, Agron Demi ka thënë se prioritet aktualisht duhet të jetë moshumbja e energjise elektrike në sistemin e shpërndarjes, si pasojë e problemeve teknike, dhe jo investimi “në parat që nuk i kemi në një tjetër central”.
Termocentrali “Kosova e Re”, llogaritet të jetë investimi më i madh të huaj në Kosovë me një vlerë prej 1.3 miliard eurosh.
Banka Botërore vitin e kaluar ka deklaruar se nuk do ta mbështesë ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill edhe pse vite më parë kjo bankë ka premtuar ta lëshojë një lloj garancie të riskut, që do t’ia mundësonte investitorit të marrë kredi me interes të ulët.
Përgatitjet për ndërtimin e këtij termocentrali, kanë filluar para më shumë se një dekade. Fillimisht është paraparë që termocentrali të ketë 1000 megavatë, por më pas është vendosur që kapacitetet të jenë 500 megavatë energji elektrike. /Rel/
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...