“Kosova nuk ushtron pushtet efektiv në tërë territorin e Kosovës. Fakti se pushteti efektiv nuk është në nivelin e duhur është një gangrenë e cila për arsye të caktuara nesër mund të paraqitet si epidemi shkatërrimtare në këtë proces. Si të negociohet për territor kur nuk ke pushtet efektiv në tërë territorin. Ne kemi gënjyer dhe po gënjejmë., është shprehur Beqaj, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, më tepër po nxitet ideja për ndarje dhe jo për ushtrimin e pushtetit efektiv në tërë territorin e Kosovës.
“Nuk mund të dilet jashtë kuadrit kushtetues derisa nuk është përmbushur kuadri ekzistues kushtetues. Sikur të njihej ky kuadër kushtetues paraprakisht në llogari të korrigjimit apo pesë ose gjashtë opsioneve tjera, kemi një realitet tjetër që mund të deklarohet potencialisht edhe për ndërrimin e kuadrit kushtetues, përkatësisht integritetit territorial dhe sovranitetit. Pra, në këtë pikëpamje unë nuk jam dogmatik. Jetën shoqërore duhet ta shohim mbi bazat e efektivitetit kushtetues. Faktorët e brendshëm social janë pengesë serioze në këtë proces,” vlerëson politikologu Beqaj.
Këto komente u bënë në tryezën “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë – Serbi”.
Me 8 mars 2011 filloi dialogu Kosovë-Serbi, që kishte për bazë Rezolutën 64/298 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Evropian do luante rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.
Fillimisht dialogu kishte natyrë teknike i koncentruar në tri çështje kryesore: nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, mbështetjen e procesit të integrimit Evropian; dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë integrimin e strukturave paralele në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Pas arritjes së marrëveshjeve të para teknike u bë e qartë për të gjithë se ky dialog teknik po hap tema të cilat ndikojnë në çështjet e thella politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Viti 2018 shënoi nisjen e diskutimit të idesë të shkëmbimit të territoreve, diskurs ky që shkaktoj konfuzitet, polarizim të shoqërisë dhe skenës politike, si dhe mos unifikim te faktorit ndërkombëtar./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?