Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur mbi çështje aktuale në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Në mbledhjen e Këshillit, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogerini, do të merret në konsideratë situata në Venezuelë.
“Ministrat pritet të flasin edhe për takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë,” thuhet në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.
Ministrat do të diskutojnë për Libinë, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e mundshëm të ndërmarrë nga BE për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...