Sot filon fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, që mbahen më 19 maj.
Fushata zgjedhore do të nisë dhe do të vazhdojë deri më 17 maj, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Afati për dërgimin e kërkesave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, përfundoi të dielën.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se vetëm vëzhguesit e akredituar nga ky komision do të mund t’i përcjellin këto zgjedhje.
”Akreditimi i personave apo i vëzhguesve që kanë aplikuar do të bëhet gjatë mbledhjeve të ardhshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, gjatë mbledhjeve të cilat do të mbahen gjatë javës që po vie”, tha Elezi.
Ndërkaq, duke filluar nga dita e hënë dhe deri më 17 maj, subjektet politike kanë të drejtë që të organizojnë tubimet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre, që t’u përmbahen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe rregullave zgjedhore, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i kontribuojnë një procesi zgjedhor të rregullt të pranuar, tha Elezi.
”Pa dyshim se subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre kanë rolin kryesor në proces zgjedhor të qetë, të lirë dhe demokratik. Prandaj, ne bëjmë thirrje që kjo të arrihet”, tha ai.
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit që do të mbahen më 19 maj, komisionerët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime. Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes që kryetarëve serbë kishin dhënë në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...