Basha: Rama tradhtar i Kosovës

21:19 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve, kreu demokrat, Lulzim Basha e konsideroi Edi Ramën si tradhtar të Kosovës, duke mos dhënë komente të mëtejshme.

“A mund ta lëmë ne Shqipërinë tani që jemi kaq afër ëndrrës tonë Shqipëria si gjithë Evropa. Kryehajduti i 30 viteve tranzicion, t’i hedhë duvakun e despotizmit aziatik, a mund ta lemë ne Shqipërinë në duart e Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Gramoz Ruçit, Ymer Lalës, Emiljano Shullazit, Avdylajve me shokë, kurrsesi jo. Shqipëria e klikës duhet të rrëzohet dhe do të rrëzohet. Shqipëria e shpresës, e njerëzve të ndershëm që besojnë në Zot, besojnë tek familja, nuk e tradhtojnë kombin si tradhtari i Kosovës, Edi Rama”, tha Basha.

Basha tha gjithashtu orët, ditët dhe javët e ardhshme janë decizive pasi bota i ka sytë nga Shqipëria.

“I kthyem mandatet sepse nuk mund të ketë më Parlament të pazareve, qeveri pazar, zgjedhje false, drejtësi false, ekonomi false, shëndetësi false dhe arsim fallco. Ne e dimë se rruga jonë drejt Evropës kalon vetëm përmes fitores në këtë betejë. 12 vjet më parë, Shqipëria e frikës, e territ, e varfërisë, e arrogancës, e korrupsionit, e hajdutërisë mbizotëronte si re e zezë anembanë vendit. Shikoni se çfarë kemi arritur dhe jemi krenarë për bashkimin më të madh, bashkimin më të vendosur të qytetarëve shqiptarë shkruan panorama.com.al

Orët, ditët dhe javët e ardhshme janë decizive. Rruzulli i ka sytë sot tek bashkimi i shqiptarëve për liri dhe demokraci nuk duhet të kenë dyshim se cila është vija jonë e kuqe, nga fundi i sheshit Skenderbej, tek fillimi i Nënë Terezës, e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne, Evropës i sjellim vlerë unike vlerën e bashkimit në shpirt dhe ne zemër me besimtarë të zotit, para se vëllezërit e agjërimit ta thyejnë atë. Sakrifica juaj ndriçoftë rrugën tonë me bekimin hyjnor”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme