Google ADS

Victoria’s Secret po i vie fundi

20:00 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Nga viti në vit, sfilata e Victoria’s Secret po shihet gjithnjë e nga më pak njerëz. Ajo e nëntorit të vjetshëm u pa nga vetëm 3.27 milionë teleshikues, shifër kjo në rënie në krahasim me cilindo nga 23 vitet në transmetim. Si pasojë, kompania po rimendon shfaqjen e sfilatës – nëse do të ketë një të tillë – në televizion.

Sipas një emaili të CEO Les Wexner, “moda ndryshon vazhdmisht. Duhet të evoluojmë dhe të rritemi. Me këto dy fjali në mendje, kemi vendosur të rimendojmë sfilatën tradicionale të Victoria’s Secret. Nuk besojmë se në të ardhmen televizioni do të jetë vendi i duhur për t’u shfaqur. Në 2019-n dhe në vijim, do të fokusohemi në zhvillimin e një shfaqjeje emocionuese dhe dinamike, një lloj të ri eventi – që do të transmetohet aty ku janë njerëzit… në këtë mënyrë do të shkelim mbi kufijtë e modës në botën e re digjitale.”

Kohët e fundit, imazhi i Victoria’s Secret është njollosur nga disa deklarata të ekzekutivëve të kompanisë. Para sfilatës së vjetshme, në një intervistë për Vogue, Ed Razek, drejtor marketingu, tha gjërat e gabuara kur u pyet pse kompania nuk punëson modele transgjinore apo të kolme. Sipas tij, shfaqja është një fantazi dhe modelet transgjinore dhe të kolme s’mund të bëjnë pjesë kurrsesi. Razek kërkoi falje, por dëmi u bë. Shkurtimisht pas kësaj, CEO i kompanisë dha dorëheqjen./revistaanabel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme