Përgjatë kufirit me Rusinë, rajoni Latgale në Letoni, deri kohët e fundit ishte një nga rajonet më të varfëra në vend dhe në Europë. Por, me ndihmat financiare të BE-së, qytetet e tij po ndryshojnë. Tani, ai ka rrugë të reja, shkolla, kanalizime, qendra të reja kulturore dhe banorët e rajonit, përfundimisht ndihen europianë.
“Bashkimi Europian po na ndihmon si askush tjetër më parë”, tha një banor.
Një helikopter letonez i Rojës Kufitare shihet të fluturojë mbi një zonë të gjerë pyjore të ndarë nga një rrip toke ranore, ku teli me gjemba shënon kufirin e BE-së me Rusinë. 15 vite pasi Letonia u anëtarësua në NATO dhe BE, rajoni që është më afër Moskës sesa Brukselit po ndryshon.
“Mesatarisht, BE-ja mbulon rreth 40 për qind të investimeve bujqësore”, tha një qytetare.
Tani, Latgale ka përveshur mëngët për zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe banorët, pavarësisht dallimeve për kandidatët, nuk kanë asnjë dyshim: ndjenjat europiane dominojnë kudo.
“Ne i çojmë ushqimet tona lokale në të gjithë BE-në, në panaire të ndryshme. Në të kaluarën shkonim në Shën Pjetërburg dhe Moskë. Tani, ai kufi duket i mbyllur, por kufij të rinj janë hapur. Unë madje kam shkuar në Bruksel me salsiçet e mia. Dokumentet e autoriteteve lokale që konfirmojnë cilësinë e produkteve të mia njihen ndërkombëtarisht”, tha një fermer.
Si vend anëtar i Eurozonës, me 1.9 milionë banorë, Letonia ka marrë jo pak por 7.2 miliardë euro subvencione të BE-së që nga viti 2004./tch/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...