Google ADS

Pse duhet vizituar Shqipëria

18:45 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Mediat franceze rikthejnë vëmendjen tek Shqipëria turistike. Portali i famshëm “20 minutes” – Von Minyt, ku rendit arsyet pse duhet vizituar Shqipëria. Arsyet varjojnë nga thesaret arkeologjike, jeta e egër e ruajtur mirë dhe gastronomia.

Në reportazhin e Von Minyt, thuhet se krahas plazheve të mrekullueshëm të Adriatikut dhe Jonit, në Shqipëri mund të zbulohen gjurmë të larmishme të epokave të ndryshme historike. Shkrimi nis me periudhën e komunizmit ku si relike kanë mbetur bunkerët dhe fortifikimet ushtarake, të ngritura rreth viteve ’80, pasi diktatori Enver Hoxha e izoloi vendin nga pjesa tjetër e botës dhe i ngriti ato për t’u mbrojtur nga një sulm imagjinar.

Ndër destinacionet më të rëndësishme renditet edhe Tirana, një qytet i këndshëm sipas mediave franceze, ku ia vlen të vizitosh sheshin e rindërtuar Skënderbej, ku ndërtimet përreth një sheshi shtrihen në periudhën osmane me kullën e Sahatit dhe xhamine e Ethem Beut.

Durrësi konsiderohet një qytet me dekor të ri, por që mbart në themele një nga amfiteatrot më të mëdhenj në Ballkan, që daton në shekullin e dytë. Mozaiku historik i Shqipërisë përbëhet edhe nga Butrinti, i populluar që nga kohët parahistorike, aty ku sipas Von Minyt Virgjili dhe Racine aty kanë imagjinuar takimin e Andromakës, Helenusit dhe Eneas. Përshkrimi vazhdon me Beratin e Gjirokastrën. Ndërsa inkurajohen vizitorët të mos lenë pa provuar edhe kuzhinën bio dhe gatimet tradicionale, që varjojnë mes kuzhinës greke e turke./tvklan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme