Një ditë pas protestës së opozitës policia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar 50 persona për akte dhune ndaj forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. 31 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë. Ndërkohë kundër këtyre arrestimeve opozita e bashkuar protestoi para drejtorisë së policisë së Tiranës.
Lideri opozitës Lulzim Basha i cilësoi ndalimet e protestuesve të paligjshme.
Basha i bëri thirrje qytetarëve për protestën e lajmëruar për të hënën, ndërkohë që për opozitën nuk ka kthim prapa.
Më parë Lulzim Basha vizitoi në spitalin ushtarak sekretarin organizativ të partisë demokratike Sahit Dollapi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore pasi u shoqërua në polici dhe tashmë është i lirë./tch/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...