Tirana nis të vishet kuq, tifozë edhe nga Kosova

15:20 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Duket se derbi i kryeqytetit ka mobilizuar tifozë të Partizanit nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga Kosova.

Në të gjithë kryeqytetin vihen re ngjyrat e kuqe të ekipit të Partizanit.

Tifozët e kuq presin që ditën e sotme të shpallen kampion, pikërisht në derbin përballë Tiranës, shkruan Panorama Sport.

Fotot nga Tirana vijnë nga zona e 21 dhjetorit e Laprakës, por interesante është fakti se ka edhe tifozë të Kosovës.

Gjithashtu edhe “Guerrilsat e Sarandës” janë nisur nga qyteti jugor për të ndjekur ndeshjen dhe me shumë gjasa për të festuar pas saj.

Më poshtë fotot:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme