Bashkëshortja e kreut demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha në një prononcim për “News 24” tha se është në protestë si një qytetare e thjeshtë.
Zonja Basha tha se situata aktuale i duket e tmerrshme, ndërsa nuk preferoi që të komentojë më gjatë.
“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare.
Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha zonja Basha në prononcimin e shkurtër për mediat.
Aurela Basha ka qenë e pranishme edhe në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, ndërsa prania e saj është vënë re edhe nga mediat.
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban