Gjenden 35 trupa të varrosur në Meksikë

12:00 | 12 Maj 2019
L G

Prokurorët shtetërorë kanë njoftuar se hetuesit meksikanë i kanë gjetur 35 trupa rreth zonës metropolitane të Guadalajaras, e cila është qyteti i dytë më i madh në Meksikë.

Gjetja e trupave është një shenjë tjetër për detyrat e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili erdhi në këtë pozitë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai ishte zotuar se do ta zvogëlonte dhunën e nxitur nga bandat, nga e cila vetëm vitin e kaluar janë vrarë 29 mijë njerëz. Ky numër paraqet shifër rekord për një vit.

Gerardo Octavio Solis, prokuror i përgjithshëm i Jaliscos, tha se 27 trupa janë gjetur të varrosur në një pronë në zonën e Zapopanit gjatë hetimeve që u ndërmorën javën e kaluar.

“Ne po groposim dhe po kontrollojmë në thellësi më të madhe se tri metra”, tha Solis në një konferencë të përbashkët për gazetarë me guvernatorin shtetëror, Enrique Alfaro.

Për më tepër, shtatë kafka të njerëzve u gjetën në një varrezë tjetër në këtë qytete, ku hetimet janë duke vazhduar. Një trup tjetër u gjet në jugperëndim të Guadalajaras.

Prokurori njoftoi se katër persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me këtë rast. Ende nuk dihet se kur janë varrosur këta trupa, shkruan “Reuters”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme