Google ADS

GAP: Taksa 100% nuk ka dhënë rezultat të mirë për ekonominë e vendit

11:16 | 12 Maj 2019
Arbresh.info

Instituti GAP ka mbajtur sot konferencë për media ku ka prezantuar analizën: “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”

Berat Thaçi, nga Instituti GAP, u shpreh se Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, nuk ka dhënë ndonjë rezultat të mirë për vendin, shkraun arbresh.info

Ai gjithashtu tha se Kosova duhet të kërkoj negocimin e marrëveshjes CEFTA-s.

“Instituti GAP në dy muajt e fundit ka analizuar efektet. Efektet e prodhimin e brendshëm. Nga nëntori i vitit te kaluar ka paraqitur një sërë masash ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Ne e kemi shikuar edhe atë se a rrezikohet marrëveshja e CEFTËS, dhe a ka mundësi Serbia të padis Kosovën. Kosova nuk e ka shkelur marrëveshjen e CEFTËS, sepse Serbia me themelimin e ushtrisë e ka kërcënuar Kosovën me luftë.  Këto raste janë të mjaftueshme që të pezullohet marrëveshja e CESFTA-s. Fokusi kryesor ka qenë cilat janë efektet e taksës 100%, në bazë të shifrave kemi parë që taksa nuk e ka ndihmuar rritjen e prodhimeve vendore” tha ai

Blend Hyseni, nga po i njëjti institut, tha se mallrat serbe në mënyrë ilegale më së shumti kanë hyrë nga vendet rajonale.

 “5 muaj pas vendosjes së taksës importet nga Serbia shënuan rënie rreth 83 %. Importi ka filluar të rritet, një hapësirë e vogël është për prodhime vendore. Tregu i humbur nga Serbia dhe Bosnja është orientuar nga vendet tjera, si Izraeli, Shqipëria, Turqia, Sllovenia. Produkte të cilat nuk kanë brende importohen nga vendet rajonale. Importi ka vazhduar të rritet pavarësisht taksës” tha ai/Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme