Ndoshta keni një ofertë më të mirë ose thjesht nuk e gjeni më veten duke punuar në atë pozicion pune apo kompani.
Në një moment ose tjetrin ju duhet të dorëzoni dorëheqjen tuaj.
Dorëheqja është e vështirë sidomos nëse ke vite që investoni në atë punë dhe kompani. Prandaj bërja e saj nuk është e lehtë as emocionalisht dhe as praktikisht ku duhet të shmangni disa gabime që i bën pjesa më e madhe e punonjësve.
Ja çfarë duhet të bëni dhe nuk duhet të bëni për të dhënë dorëheqjen tuja nga ai post pune.
1-Dërgoni një letër falënderuese
Menjëherë pasi keni lajmëruar shefin tuaj për largimin nga puna dërgoni një letër ku përcaktoni qartë ditën e fundit të paraqitjes tuaj në punë dhe falënderoni punëdhënësin tuaj për mundësitë e punës, vlerësimin që keni dhe mundësinë që ju dhanë për të zhvilluar karrierën tuaj. Edhe nëse ajo mund të ketë qenë eksperienca juaj më e keqe, tregohuni gjithmonë vlerësuese ndaj punës, mundësisë që ju dha dhe atyre që ju punësuan.
2-Mos i tregoni kolegëve tuaj në fillim para se të informoni shefin tuaj
Shefi juaj duhet të jetë gjithmonë personi i parë që njoftoni për t’u larguar nga puna. Më pas drejtohuni tek burimet njerëzore dhe në fund miqtë dhe kolegët tuaj.
3-Njoftoni kompaninë të paktën 2 javë para se të largoheni
Por nëse keni një rol kritik në kompani kjo duhet të jetë edhe muaj më parë në mënyrë që të gjeni zëvendësuesin për postin tuaj. Kjo u jep kolegëve tuaj mjaft kohë për të gjetur dikë që të plotësojë rolin tuaj dhe kohë të mjaftueshme që ta ndihmoni të trajnoni edhe atë person.
4-Drejtojuni shefit tuaj për një letër reference
Shpjegoni se vlerësoni marrëdhënien që keni pasur gjatë bashkëpunimit dhe pyetini nëse do të jetë e gatshme të shërbejë si referencë në të ardhmen. Edhe nëse nuk keni pasur një marrëdhënia të mirë, do habiteni sa mund të ndihmojë në karrierën tuaj të ardhshme ish shefi juaj.
5-Mos e neglizhoni punën tuaj në fund
Nëse për kaq vite keni qenë e rregullt dhe e vlerësuar në punën tuaj, mos e prishni javët e fundit. Qëndroni sistematike në punë njësoj sikur të mos e kishit dhënë dorëheqjen./syri.net
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...