Van Dijk s’heq dorë nga titulli në ditën finale: Gjithçka është e mundur

10:59 | 12 Maj 2019
L G

Virgil van Dijk nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta kurorëzuar një sezon fantastik të Liverpoolit me titull të Premierligës në Anfield të dielën.

Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë ndaj Wolves sot pasdite në Anfield, por fati i titullit është në duart e Manchester City, transmeton Gazeta Express.

Nëse skuadra e Pep Guardiolës fiton ndaj Brighton, atëherë do ta mbrojë titullin, por duke parë se çfarë ndodhi në mesjavë në Ligën e Kampionëve, kur Liverpooli shënoi fitore historike 4:0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, Van Dijk ka paralajmëruar se gjithçka është e mundur.

“Mund të ndodh, por duhet të jemi realist. Të gjithë presin që City të fitojë për shkak të mënyrës sesi ka luajtur gjithë sezonin”, tha Van Dijk.

“Ama kurrë nuk i dihet dhe e vetmja gjë që ne mund ta bëjmë është të fitojmë ndaj Wolves, sepse edhe kjo është një detyrë e vështirë po ashtu”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme