Vepra penale, suspendime e transfere brenda Policisë së Kosovës

08:55 | 12 Maj 2019
L G

Se po keqpërdoret detyra zyrtare nëpër institucione publike të Kosovës, nuk është hera e parë, e kjo po keqpërdoret edhe nga Policia e Kosovës. Gjatë këtij viti, vetëm në katër mujorin e parë  dyshohet se 13 zyrtar policorë kanë kryer veprën penale  keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, janë ngritur gjithsej 14 kallëzime penale dhe  tri raporte të veçanta të cilat janë përcjellë në prokuroritë kompetente, shkruan arbresh.info.

Ndërsa vitin e kaluar, konkretisht më 2018, IPK-ja ka pranuar dhe menaxhuar 1419 ankesa, ku prej tyre ishin 762 ankesa që ishin klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë, nga 143 raste me elemente të veprës penale, 90 janë dërguar me kallëzim penal  nga  Departamenti i Hetimeve në prokuroritë kompetente, ndërsa raste me raport të veçantë janë dërguar 18 raste.

Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë katër mujorshit të parë të këtij viti, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, ka deklaruar për arbresh.info, se janë ngritur 14 kallëzime penale dhe  tri raporte të veçanta të cilat janë përcjellë në prokuroritë kompetente

Bazuar në të dhënat zyrtare të IPK-së  në katër  mujorin  e parë të 2019-ës, dyshohet se 13  zyrtar policorë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Në katër mujorin e parë të 2019 në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës  gjithsej janë ngritur 14 kallëzime penale dhe  tri raporte të veçanta të cilat janë përcjellë në prokuroritë kompetente”, ka deklaruar Arbër Beka, inspektor në Policinë e Kosovës.

IPK gjatë vitit 2018 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1419 ankesa. Prej tyre 762 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Kosovës.

Gjithashtu, Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë vitit 2018, ka dërguar 90 raste në kallëzime penale në Departamentin e Hetimeve në prokurorinë kompetente.

Gjatë vitit 2018, nga 143 raste me elemente të veprës penale, 90 janë dërguar me kallëzim penal  nga  Departamenti i Hetimeve në prokuroritë kompetente, ndërkaq me raport të veçantë janë dërguar 18 raste”, ka deklaruar Beka, për Arbresh.info Sipas Inspektorit Beka, ai për arbresh.info, ka deklaruar se gjatë vitit 2018, si subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë 194 punonjës të Policisë së Kosovës.  “Gjithsej gjatë vitit 2018 si subjekt i hetimit nga IPK-ja kanë qenë 194 punonjës të PK-së. E shprehur në përqindje i bie që vetëm 2.29 % i punonjësve të PK-së janë hetuar nga IPK-ja me dyshimin se kanë kryer vepra penale”, ka deklaruar Beka, inspektor në Policinë e Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë vitit 2018, ky institucion ka arrestuar 12 policë në Policinë e Kosovës, ku ka pasur 50 suspendime dhe 10 transfere./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme