Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ka parashikuar rritjen ekonomike për Kosovën prej 4% për vitin 2019, ndërsa në krahasim me vendet e rajonit, sipas BERZh-it Kosova qëndron më mirë. Por, njohësit e ekonomisë thonë se Kosova po gabon që shumicën e buxhetit po e orienton në infrastrukturë.
Këshilltari për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, Haki Shatri, për Ekonomia Online shprehet optimist për rritjen ekonomike për vitin 2020 e cila sipas tij është shumë realiste.
Ai tha se kjo pritshmëri e rritjes së qëndrueshme ekonomike e Kosovës më e lartë se në vendet e rajonit është si shkak i përgatitjes dhe politikave makroekonomike që janë duke u bërë nga Qeveria e Kosovës.
“Mendoj se janë bërë përgatitje dhe politikat makroekonomike që është duke i udhëhequr Qeveria e Kosovës e kanë krijuar një bazë të shëndoshë dhe të qëndrueshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një qëndrueshmëri edhe fiskale, pra qëndrueshmëri të buxhetit dhe zhvillimit ekonomik, një zhvillim stabil të qëndrueshëm në rritje”, tha Shatri.
Shatri thotë se me politikat fiskale, bizneseve në Kosovë i janë bërë shumë lehtësime duke i liruar nga disa obligime dhe për këtë bizneset kanë një zhvillim më të hovshëm kohëve të fundit.
Shatri thotë se zhvillimi i bizneseve sjell zhvillimin ekonomik në vend, ndërsa mirëqenia e qytetarëve varet nga zhvillimi i ekonomisë.
“Janë marrë një varg masash në sferën e politikave fiskale, janë liruar nga disa obligime bizneset, nga pagesa e obligimeve për akcizë, për doganë, për lëndën e parë, për pritshmërinë për shumë gjëra që kanë qenë një lloj pengese apo ngarkesë për punën e mirë të bizneseve të cilat ne e dimë se zhvillimi i bizneseve është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia varet nga zhvillimi ekonomik i tyre nga sektori privat”, tha ai.
Shatri tregoi se në vitin 2020 parashihet që mbi 30% e GTP-së të janë investime në sektorin publik dhe sektorin privat, pra mbi 2 miliardë euro do të investohen.
Ekonomisti Naim Gashi, për Ekonomia Online thotë se rritja prej 4% e parashikuar nga BERZh-i pritet të jetë nga konsumi, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë nga dërgesat dhe shpenzimet që diaspora jonë i bën në Kosovë.
Ai tha se diaspora e Kosovës ka ndikuar që vendi të ketë rritje afatgjate të ekonomisë të qëndrueshme.
“Arsyeja kryesore e rritjes afatgjate ekonomike janë diaspora jonë e cila gjatë këtij viti e vitit të kaluar ka dërguar mbi 800 milionë euro dërgesa, mirëpo gjenerimi kryesor i rritjes ekonomike po vjen nga shpenzimet që diaspora i bën gjatë muajve të verës dhe festave të fundvitit”, tha ai.
Gashi tha se Kosova aktualisht ka mungesë të investimeve nga jashtë dhe kjo vjen si pasojë e shumë problemeve që ka Kosova, ndërsa shtoi se Kosova ka orientim të gabuar të buxhetit që po investon më shumë në infrastrukturë.
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...