Opozita sërish në protestë të hënën

01:22 | 12 Maj 2019
Trina Galanxhi

Në përfundim të protestës të nisur të shtunën, kreu i PD ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të grupit të kryesisë së Kolegjit të kryetarëve dhe aleatëve.

Top Channel ka zbardhur detaje nga mbledhja e jashtezakonshme që ka filluar pak pas mesnate, ku është vendosur edhe zhvillimi i një tjetër proteste kombëtare ditën e hënë ora 18:30.

Mësohet se kreu i PD ka vlerësuar protestën dhe akuzon policinë për dhunë.

Në fjalën e tij Basha ka kërkuar një reagim të shpejtë, duke vendosur edhe 2 kushte shtesë.

“Nuk ka pikë dyshimi që ishte protestë e jashtëzakonshme. Mllefi i njerëzve ka arritur kulmin. Kjo dhunë barbare ndaj protestuesve, arrestimi i tyre dhe veçanërisht arrestimi i Dollapit kërkon një përgjigje të fuqishme.
Duhet një reagim i shpejtë. Me dy kushte Lirimi i menjehershem i te arrestuarve, si dhe arrestimi i menjehershem i autorëve të dhunës”, ka deklaruar Basha./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme