Tahir Batatina është deklaruar pas humbjes që pësuan ndaj Prishtinës. Trajneri i Lllapit është shprehur tejet i pakënaqur me kushtet që është zhvilluar loja, gjersa u mposhtën 1-0 nga bardhekaltrit në kuadër të javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
“U pa prej fillimit që Federata e Kosovës dëshiron ta bëjë Prishtinën kampion”, ka thënë pas ndeshjes Batatina duke theksuar se ekipit të tij iu mohua një penallti.
“Llapi ka kërkuar që nga fillimi që të kemi gjyqtarë ndërkombëtarë. Agim Ademi nuk është adekuat për FFK-në, pasi bën gjëra të tilla, ndërsa janë duke u munduar që skuadra ime me çdo kusht të penalizohet”.
“Si i thoni këtij referimi kur lojtari ynë bëhet për spital dhe nuk dihet a po shpëton dhe gjyqtari nuk vepron asgjë.
“Sidoqoftë, në minutat e fundit tentuam që të shënonim, por ja që pësuam, dhe që ai top duhej larguar”.
“Nuk besoj që Prishtina do të shpallet kampion edhe matematikisht, pasi bëjnë zhagitje të tilla si çdo herë, por unë shpresoj që në Federatë të vijnë persona fer dhe korrekt”, ka shtuar më tej trajneri i Llapit.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...