Feronikeli ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme (4-1) kundër Dritës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, e vlefshme për javën e 31-të në Ipko Superligën së Kosovës në futboll.
Vendasit e kërkuan golin që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të kur Kastriot Rexha pranoi një top brenda zonës dhe realizoi, shkruan telegrafi.
Me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë, ndërsa me të nisur gjysma e dytë, Jean Carioca e dyfishoi epërsinë (47′).
Drita u kthye në lojë me golin e Filonit Shaqirit, i cili realizoi me një goditje nga largësia (63′). Megjtihatë, me golin e dytë personal, Kastriot Rexha e riktheu avantazhin prej dy golash.
Për ta vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar u kujdes Mendurim Hoti, i cili e shfrytëzoi një gabim të fazës defensive të ekipit kundërshtar për ta shënuar golin e katër (84′).
Me këtë triumf, Feronikeli vazhdon kryesimin e Ipko Spuerligës së Kosovës në futboll me 74 pikë të arkëtuara, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Kampioni i edicionit të kaluar, Drita, mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 48 pikë të arkëtuara.
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...