Qytetarët do të duhet tëp resin fundin e vitit 2019 dhe vitin 2020 për të parë rezulatet e para nga reformat në administratën publike. Kështu vlerëson Ministri i Shoërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski i cili nuk pajtohet me konstatimin se reformat në administratë janë vonuar. Në një intervistë për Alsat, Mançevski sqaron procesin e riorganizimit dhe optimizimit të sektorit publik për të cilin thonë se do të ketë shkarkime. Ai pret që ligjet e reja të pamundësojnë ndikimet partiake gjatë punësime ose ngritjeve në detyrë.
Zotëri Mançevski, na ndajnë vetëm dy javë nga publikimi i Raportit të Komisionit Evropian për progresin e vendit dhe duket sikur në Administratën Publike janë zbatuar më pak reforma se në sektorët e tjerë. A pranoni se ka pasur vonesa në zbatimin e reformave të dukshme?
Jo, nuk pajtohem me atë konstatim sepse nëse e shikoni strategjinë për reforma në Administratën Publike, masat që parashihen në këtë strategji, absolutisht përmbushen me atë dinamikë me të cilën janë parashikuar. Unë pajtohem me pjesën se për qytetarët ndoshta nuk janë të dukshme një pjesë e hapave që kemi ndërmarrë si pjesë e reformave në administratë por ata kanë të bëjnë me përgatitjet për të cilat unë flas gjatë gjithë kohës, ndryshime të dukshme dhe konkrete për funksionimin e sistemit të cilat qytetarët do t’i shohin në fund të këtij viti. Këtu do të përmend diçka për të cilën, për fat të keq, opinion por ndoshta edhe mediat, më pak e kanë parasysh kur flasin për administratën publike dhe ky është digjitalizimi. Sepse nga pikëpamja e një qytetari, shembull unë ose ju, më shumë na intereson se si mundet që më lehtë të marrim shërbime nga qytetarët. Kjo në kohën e sotme do të thotë përmes telefonave ose pajisjeve tona. Ne jemi në fazën finale të instalimit të softuerit dhe harduerit për regjistrin elektronik të popullsisë. E kemi përgatitur portalin e ri kombëtar për shërbime elektronike, i cili e pret regjistrin që të mund të funksionojë.- pohoi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Është njoftuar analizë horizontale e administratës ku keni përmendur riorganizimin dhe optimizimin e administratës publike. A është e mundur që për një kohë të shkurtër të presim shkarkime të shumta dhe punësimin e njerëzve në bazë të meritave?
Edhe procesin e riorganizimit dhe optimizimit të sektorit publik e punojmë në bashkëpunim me Sigmën dhe me BE-në dhe tashmë është përgatitur propozim-tekst për një ligj të ri për organizimin e administratës shetërore i cili në fakt duhet të na e vizatojë skemën e re të sistemit, vendosjen e sistemit. Ky është ligji i përgjithshëm. Sapo të miratohet ligji i përgjithshëm, prandaj them se duhet kohë, me siguri do të duhet të ndryshohen edhe qindra ligje të tjera që rregullojnë punën e institucioneve të tjera, për t’u përshtatur me këtë ligj. Po, pjesë e këtij aktiviteti është edhe definimi se cilat janë teprimet e njerëzve në institucione. Kjo është shumë e thjeshtë në administratën shtetërore. Në organet e adminsitratës shtetërore do të tregojë analiza por parandjejë që do të kemi mungesë të në numri të madh të kuadrove. Në sektorin publik situata është ndryshe prandaj them se lehtë do të gjindemi me administratën shtetërore por me sektorin publik na duhet më shumë kohë që në të gjithë këto institucione që ekzistojnë në mënyra të ndryshme, të mund të vendosim rend.- theksoi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
A do të arrijë ligji për shërbime të larta udhëheqëse që t’i japë fund punësimit ose ngritjes në detyrë në administratën publike vetëm për shkak të prapavijës politike të të punësuarve?
Ligji për shërbime të larta udhëheqëse them se është hapi i parë më i madh për depolitizimin e sekrorit publik. Pse e them këtë? Ai vlen vetëm për drejtorët e institucioneve dhe nuk flasim për strukturën më të ulët. Qytetarët do të jenë të sigurtë se në një procedurë transparente, të hapur, me pjesëmarrje edhe të njerëzve nga jashtë institucioneve, se vërtetë, kuadri udhëheqës që është zgjedhur në institucion i plotëson kriteret për atë vend pune të cilat me këtë ligj janë edhe shumë më të larta. Kjo do t’u japë siguri qytetarëve dhe më në fund do të definohet se çfarë është emërim politik dhe çfarë është punësim profesional i një personi. Normalisht duhet të sigurohemi se ata mekanizma, cilatdo qofshin, do të garantojnë se nuk do të ketë politikë në këto procese dhe që vërtetë do të bazohet në aftësinë për punë të caktuara.- u shpreh Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Komisioni Anti-korrupsion ka hapur një rast të ri hetimor kundër jush të njohur si “kompanitë greke të Mançevskit”. Cili është sqarimi juaj?
Për mua ishte befasi që është hapur procedurë, gjegjësisht, që është dorëzuar paraqitje nga VMRO-DPMNE sepse nuk e di nëse kujtoheni që paraqitja bazohet në një bisedë të përgjuar jolegale mes Branko Cërvenkovskit dhe shefit të atëhershëm të kabinetit të tij Natasha Savova për sponsorizimin e klubit të hendbollit për të rinjtë. Edhe po të ishte ashtu, nuk shoh se për çfarë korrupsioni bëhet fjalë, veçanërisht për shkak se biseda është nga viti 2012 ose 2013, nuk e di saktë, d.m.th. në kohën kur unë dhe partia ime kemi qenë në opozitë dhe në kohën e “shkëlqimit” të regjimit të Gruevskit. Kompania për të cilën bëhet fjalë nuk ekziston ose ndoshta ekziston por unë nuk e di. Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në një kompani të tillë. Sidoqoftë i kam dorëzuar të gjithë dëshmitë dhe dokumentet me vetëinciativë. Komisioni tashmë ka konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme e cila nuk ka asnjë bazë dhe që në bazë të dëshmive që i kam dorëzuar ky proces do të mbyllet plotësisht.- tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës./alsatm/
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara