Google ADS

Zyrtare: Luis Suarez mungon në finale të Kupës së Mbretit

17:14 | 11 Maj 2019
Arbresh Info

Barcelona ka njoftuar se Luis Suarez do të mungojë në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias derisa kanë mbetur edhe dy javë kohë.

Sulmuesi uruguaian është detyruar t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e këmbës së majtë dhe prandaj nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme, transmeton portali arbresh.info.

Veteranit i duhen minimumi edhe katër javë kohë, andaj Barcelona ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke konfirmuar mungesën e tij.

Suarez ka kontribuar gjatë këtij sezoni me 25 gola dhe 10 asistime brenda 49 paraqitjeve.

Finalja e Kupës së Mbretit zhvillohet më 25 maj./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1126737636607926273

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme