Anësori i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho ka vendosur për të refuzuar Manchester United këtë verë.
19-vjeçari është përfolur për një transferim madhështor prej 100 milionë funta në Old Trafford pas një sezoni fantastik në Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.
Sancho ka shënuar 12 gola brenda 41 paraqitjeve ndërkohë që i ka ndihmuar bashkëlojtarëve të tij të realizojnë 19 herë brenda të gjitha kompeticioneve.
Megjithatë, drejtorët në Dortmund kanë besim që ylli do të jetë ende në klub përtej sezonit aktual – kështu të paktën raporton The Sun.
Adoleshenti është nën kontratë me skuadrën gjermane deri më 2022./arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...