Vera i komenton në shqip Ritës: “Ooo peshku i bardhë i Bistrices”

09:29 | 11 Maj 2019
A. B.

Ylli kosovar me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka qenë e ftuara e Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Gjatë emisionit ajo ka performuar ‘live’, projektin e saj më të ri muzikor, “Carry on” është kolona zanore e filmit “Detective Pikachu” dhe është bashkëpunim me DJ Kygo, shkruan portali arbresh.info.

Në një nga fotografitë e fundit të Rita Orës tek emisioni “Jimmy Fallon”, nëna e Ritës i komenton këngëtares në gjuhën shqipe.

“Ooo peshku i bardhe i Bistrices.”, kështu i kishte komentuar Vera Ora të bijës së saj.

Ndryshe, Rita gjatë ditëve të kaluara ka marrë pjesë në ngjarjen kryesore të modës, MET GALA ku ka shkëlqyer me pamjen e saj prej një mbretëreshe. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme