Samiti i Berlinit i ka bërë pikë e pesë liderët e vendit dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Të renditur në një krah presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe përfaqësuesja e BE-së Frederica Mohgerini vazhdimisht po shprehin qëndrime të ndryshme nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ky i fundit ka hedhur dyshime se këta tre personalitete të rëndësishme janë duke diskutuar bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ndarje të Kosovës.
Edhe analisti politik Blerim Burjani mendon se prapa skenarit për korrigjim të kufijve po qëndrojnë Rama, Thaçi, Vuçiq dhe Brukseli.
“Dallimet në qëndrime sa i përket korrektimit të kufirit Kosovë-Serbi, janë thelluar. Dihet se prapa këtij skenari qëndron Rama ,Thaçi , Vuçiq dhe Bruksel, të gjithë janë përfshirë ne këtë temë. Normal Rama është një kryeministër, i cili e ka tepruar kaherë në përzierje në situatën rreth dialogut. Roli aktiv i Ramës dhe disa tipave në Kosove që janë sporadik kanë lobizuar për këtë temën e korrektimit kufitar, ky ishte gabim i madh. Rama le të merret me qeverinë e tij që ngjason në bastore dhe është fat që Shqipëria të lirohet nga Edi Rama, i cili përveç injorancës dhe egoizmit dhe jo edukatës politike, nuk ka sjellë gjë në Shqipëri. Qeveria e tij është palaço, po sikur kjo e Kosovës”, thotë Burjani.
Sipas tij, Edi Rama e Hashim Thaçi janë duke rishikuar mundësinë për të dërguar Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Përcjellja e këtyre “selameve” mes Ramës e Haradinaj përmes mediave po i bëjnë dëm të madh çështjes shqiptare. Kështu i komenton polemikat mes dy liderëve në fjalë analisti Fatmir Sheholli.
“Jam i bindur që përcjelljet e ‘selameve’ ndërmjet liderëve institucional të Shqipërisë dhe Kosovës nëpërmjet konferencave për gazetarë dhe intervista televizive nuk i ndihmojnë asnjë procesi e në veçanti i bëjnë dëme të madh çështjes shqiptare. Siç po vërehet kemi involvim edhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me deklarata pompoze që faktorin shqiptarë në përgjithësi, e shqiptarët e Kosovës në veçanti, në këtë situatë kur nevojitet unitet si kurrë më parë po e dërmojnë dhe po shkaktojnë divergjenca që mund të jenë me pasoja afatgjate”, deklaron Sheholli për arbresh.info.
Ditë më parë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kanë diskutuar lidhur me ndarjen e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se diskutimet për ndarjen e Kosovës janë bërë nën udhëheqjen e Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
“Ekziston një dyshim i bazuar, që zoti Vuçiq, zoti Thaçi dhe zoti Rama kanë pasur diskutime lidhur me ndarjen e Kosovës, ekziston ky dyshim i bazuar por nuk mund të konfirmoj edhe ekziston ky dyshim i bazuar se kjo është bërë nën udhëheqjen e zonjës Mogherini. Shpresoj që ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për kohën që i kanë humbur vetes dhe popujve të vet edhe Bashkimit Evropian”, është shprehur kryeministri Haradinaj.
Për më tepër, ai pretendon se këto ide u janë prezantuar edhe disa nga qeverive të vendeve mike të Kosovës, por beson fuqishëm se me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Francës çështja e kufijve do të jetë temë e mbyllur./arbresh.info/
Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk, thotë Ukrain...
“Cenon të drejtat për një proces ligjor”, mbrojtja e Thaçit ...
Krasniqi pret në takim ambasadorin italian, e falënderon për...
Ishulli lidhës i Arbërisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni...
Gjykata shfuqizon dënimin, deputetët e PD mund të kthehen në...
Dollari amerikan rritet pas fitores së Trump, Bitcoin shënon...