Pothuajse gjysma e nënave pohojnë se niveli i lartë i stresit i atribuohet drejtpërdrejtë sjelljeve të bashkëshortëve dhe jo fëmijëve, siç supozojnë disa.
Një studim i kohëve të fundit me më shumë se 7,000 nëna nga Amerika zbuloi se 46 përqind e këtyre nënave konsideronin burrat e tyre si burimi kryesor i stresit. Sipas këtyre grave, ato janë të lodhur nga të qenët të detyruara “të kujdesen” për burrat e tyre në mënyra të ngjashme që do të kujdeseshin për fëmijët e vegjël.
“Një 7 vjeçari lejohet të sillet si një 7-vjeçar. Por një 35-vjeçar duke vepruar si një 7 vjeçar është më stresues”
Duket se gratë e shoqërisë së sotme ndihen të detyryara të kujdesen për bashkëshortët si të ishin fëmijë dhe vetë filozofitë e ndryshme të prindërimit mund të çojnë në situata stresuese dhe kontradiktore.
Mungesa e figurës atërore, ndarja e detyrave në mënyrë jo të drejtë dhe të barabartë shndërrohet në një mollë sherri për shumë çifte të reja. Gjithçka duket se nis nga mënyra sesi këta meshkuj janë edukuar në familjet e tyre. Nëse ata kanë patur një nënë shembull që ka bërë gjithçka për tad he ata do të presin që bashkëshortja e tyre të bëjë gjithçka për fëmijët dhe vetë ata.
“Burri im, natyrisht që shqetësohet për të ardhmen e tyre, por ai nuk shqetësohet në të njëjtën mënyrë” shprehet një nënë pas publikimit të përfundimeve të studimit.
“Jam e lodhur emocionalisht dhe fizikisht kur burri im vjen në shtëpi. Më duket sikur shkoj në një punë tjetër”
“Shpesh herë duket sikur unë jam i vetmi i rritur në shtëpi. Burri dhe vajza ime konkurrojnë për vëmendjen time. ”
“Ai mund të bëjë gjithçka që do pa e bezdisur njeri. Unë nuk mund të bëjë as edhe një banjë relaksuese pa më sjellë burri fëmijën në banjë sepse nuk e mban dot 10 minuta vetëm”
Këto janë disa nga komentet më të shpeshta të nënave, por studimi i TODAY shkon edhe më tej duke “gërmuar” burimin e stresit të nënave të reja.
75% e mamave thonë se jo vetëm që bëjnë pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë, por gjithashtu marrin shumicën e detyrave të “prindit” në shtëpi. 20% e nënave thonë se nuk kanë asnnjë ndihmë nga burri i tyre është për më tepër është burimi kryesor i stresit për to çdo ditë. Terapisti Hal Runkel shpjegon se martesa është stresuese dhe se marrëdhënia juaj shpesh mund të jetë më e vështirë se sa prindërimi ! Epo të kesh një burrë qenka më e vështirë sesa të rrisësh një fëmijë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...