Google ADS

Kim Kardashian dhe Kanye West mirëpresin fëmijën e katërt

22:57 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

North, Saint dhe Chicago West janë bërë edhe me një vëlla të vogël.

Kim Kardashian dhe Kanyë West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt, një djalë përmes nënës surrogate, transmeton portali arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë starleta përmes Twitterit.

“Ai është këtu dhe është i përsosur”, shkruan ajo.

Thashethemet për një bebe tjetër nisën të qarkullojnë në muajin janar, ani pse ylli i Keeping With Kardashians nuk e kishte konfirmuar lajmin deri nga mesi i muajit.

Kardashian-West kanë edhe tre fëmijë të tjerë, prej të cilëve dy i ka lindur vetë Kim, e dy të tjerë përmes nënës surrogate./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme