Ka rinisur takimi i ndërprerë i finales së basketbollit në mes të Rahovecit dhe Prishtinës.
Rahoveci dhe Prishtina ishin duke zhvilluar ndeshjen e katër finale të Play-Offit për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.
Megjithatë, jo gjithçka shkoi në rregull pasi ndeshja u ndërpre nga gjyqtarët një minutë pa përfunduar çereku i tretë, kur rezultati ishte 71-52 në favor të mysafirëve.
Deri të ndërprerja erdhi pas një tifoz nga zona VIP hyri në fushë dhe sulmoi kapitenin mysafirë, Edmon Azemi.
Me të ndodhur kjo gjë e shëmtuar, gjyqtarët ndërprenë ndeshjen dhe urdhëruan zbrazjen e sallës.
Pas zbrazjes së palestrës “Mizahir Isma”, gjyqtarët vendosën që ndeshja të rifillojë.
Vlen të theksohet se gjyqtarët vendosën të përjashtojnë dyshen e basketbollistëve, Fred Richardson dhe Deshin Minnis.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...