Puna jashtë orarit është një nga arsyet përse jeni të lodhur e të stresuar. Një studim i ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka zbuluar diçka mbase jo shumë surprizuese për një pjesë të madhe të njerëzve.
Sipas studimit, të punoni jashtë orarit, t’i përgjigjeni postës elektronike apo mesazheve nga kolegët mund të ndikojë në gjumin gjatë natës, mundësinë për tu relaksuar dhe nivelin e energjisë për ditën tjetër.
Studimi vjen pas anketimit të 230 punonjësve gjatë dy viteve. Përgjigjet e tyre treguan se kryerja e aktiviteteve të lidhura me punën jashtë orarit sjell stres, gjumë të keq dhe probleme emocionale.
Ndërkohë, zgjidhja më e mirë për një gjumë të rehatshëm është gatimi, kalimi i kohës me familjen dhe kryerja e disa punëve shtëpiake.
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...