Google ADS

Rihanna e bën historinë edhe njëherë

19:56 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Këngëtarja Rihanna do të nisë një linjë mode me grupin luksoz francez Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

Marka do të quhet Fenty, sipas emrit të këngëtares – Robin Rihanna Fenty dhe do të lançohet në Pranverë të vitit 2019, transmeton portali arbresh.info.

Ajo kështu do të bëhet gruaja e parë me ngjyrë që do të udhëheqë një shtëpi mode nën brendin LVMH, dhe gruaja e parë që krijon një brend origjinal për grupin.

Këngëtarja, e cila ka 70 milionë ndjekës në Instagram është e njohur për zgjedhjet e guximshme të modës.

Fenty, që do të prodhojë rroba, këpucë dhe aksesorë, është marka e parë e re nën brendin LVMH që nga viti 1987. Firma do të bashkohet me rreth 70 marka tashmë nën grupin LVMH, duke përfshirë Louis Vuitton, Christian Dior dhe Givenchy./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme