Kjo është çanta më e shtrenjtë në botë. E ngjashme më shumë me një bizhuteri, vlera e saj arrin në 6.7 milionë dollarë. Çanta e pazakontë është krijuar nga stilistja britanike, Debbie Wingham.
Ajo tregon se për këtë ide ka studiuar gjatë “Vezët Faberge”, të realizuara në vitet ‘800, nga argjendari Peter Carl Fabergé, i cili ishte frymëzuar nga oborri i Carit të Rusisë.
Çanta është krijuar duke përdorur bizhuteri dhe pjesë të ricikluara të tilla si 8000 diamandë, vathë platin Cartier, 5 kilogramë flori 24 karatë dhe gjithashtu një shall Hermes, i cili ka shërbyer për pjesën e brendshme të saj.
Gurët më të shtrenjtë janë në pjesën e jashtme mes të cilëve tre diamandë të rrallë në ngjyrë rozë, me vlerë 1.9 milionë dollarë dhe dy diamante të bardhë me vlerë 265 mijë dollarë.
37-vjeçarja Debbie Wingham është e njohur për krijimet e veçanta, si torta, fustani apo dhe këpucët më të shtrenjta në botë./Tv Klan
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...