Google ADS

Pompeo javën e ardhshme do të takohet me presidentin rus

19:00 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, do të udhëtojë në Rusi këtë fundjavë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe kryediplomatin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Pompeo do të niset të dielën dhe do të mbërrijë në Moskë të hënën për t’u takuar me stafin e ambasadës së SHBA-ve, si dhe është planifikuar të vendosë kurorë te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Të martën, tha ajo, Pompeo do të takohet me presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, në Soçi të Rusisë për të “diskutuar mbi gamën e plotë të sfidave dypalëshe dhe shumëpalëshe”.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar foli me Putinin në një diskutim që Trump e karakterizoi “shumë produktiv”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme