Haradinaj: SHBA-ja të përfshihet në dialog

17:23 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj thotë se në Samitin e Berlinit nuk ka pasur konfrontim mes përfaqësuesve dhe se një qëndrim unik do të kontribuonte edhe brenda faktorit politik kosovar por edhe të jemi unik karshi Serbisë.

Për zhvillimet politike në vend Daut Haradinaj tha se janë aktiv në të gjitha zhvillimet për finalizimin e marrëveshjes mes Kosovës me Serbinë, dhe kurdo që të ndodh kjo të jetë në favor të Kosovës.

”Një pjesë e ekzekutivit por edhe si legjislacion jemi pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve, i kemi bërë pozicionet politike qysh në fillim, është një trend që ne e quajm drejt finalizimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, i kemi pas edhe disa biseda me partnerët e koalicionit që deri diku i kemi përafruar që finalizimi i kësaj marrëveshje kurdo që të ndodhë të jetë në favor të Kosovës” tha Daut Haradinaj, në RTK3.

Haradinaj gjithashtu tha se kërkesa ekplicite e Kosovës është angazhimi direkt i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

”Në Samitin e Berlinit nuk mendoj që ka pas konfrontim më shumë ka pasur qëndrime të ndryshme, por gjithmonë e kemi bërë të qartë edhe sa ishim në Kosovë edhe sa ishim në Berlin. Qëndrimi unik mund t’i kontriboj shumë më shumë edhe brenda faktorit politik kosovar por njëjtën kohë edhe të jemi unik karshi Serbisë. Nuk ka qenë situatë edhe e lehtë por duket qartë e mira e gjithë asaj në tërësi, sipas mendimit tim, është se tema e dialogut me Serbinë ka kaluar në nivel ma serioz, do të thotë kërkesa jonë eksplicite është edhe angazhimi direkt i SHBA-ve, mendoj po që se kyçen poashtu edhe fuqitë e Evropës jemi shumë ma komod dhe në pozicionin tonë të përfitojmë në raport me Serbinë”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme