Google ADS

Danimarka vendi më pak feminist në botën perëndimore

17:44 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Danimarka është renditur si një nga shtetet më pak feministë në botën perëndimore në një anketë globale me 23 shtete.

Kombi skandinav, që cilësohet nga njerëzit si një forcë udhëheqëse në të drejtat e barabarta, ka befasuar shumë  kur u zbulua që një në gjashtë danezë e shohin veten si feministë, transmeton portali arbresh.info.

Studimi me më shumë se 25 mijë njerëz gjithashtu tregoi se një e treta e danezëve gjithashtu beson që fishkëllimi ndaj grave është i pranueshëm.

Projekti, i realizuar nga Projekti i Globalizmit të YouGov-Cambridge në partneritet me The Guardian, gjeti gjithashtu se vendi ishte prapa Italisë dhe Spanjës, vende që besohen se janë prapa Danimarkës në aspektin e barazisë gjinore, kur vjen fjala tek identifikimi si feministë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme