Google ADS

Basha: Tenderat e firmosur pas djegies së mandateve do çohen para drejtësisë

17:08 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Teksa ritheksoi nga Kamza se Zgjedhjet e parakohshme janë shumë pranë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vuri në dukje se kur PD të vijë në pushtetet ka për të çuar para drejtësisë të gjithë tenderat e firmosur pas djegies së mandateve.

“12 javë më parë, askush nuk mund ta imagjinonte se pas një gjumi të gjatë letargjik, edhe ndërkombëtarët do ta kuptonin e do t’i vinin veshin opozitës dhe protestës së saj. Sot pas 12 javësh ju them se gjysma e punës është kryer dhe ju them se Shqipëria do të ketë zgjedhje të ardhshme parlamentare.

Në këto orë që flasim, të korruptuarit po vijojnë të zhytur me kokë të firmosin tenderat e fundit. Mesazhi im është: E di se e keni kuptuar se anija juaj po fundoset dhe po zbatoni sloganin të kap ca të kapësh. Por cdo firmë që lëshoni do të jetë objekt i drejtësisë, asnjë hap i hedhur nga parlamenti, pas djegies së mandateve të opoztiës nuk do të njihet. Ju bëj thirrje të hapin sytë e të mos zbatojnë aktet e paligjshme të një parlamenti të paligjshëm. Ju kujtoj precedentin e Nurnbergut, ju sdo të mund të fshiheni dot pas justifikimit se ashtu është ligji, sepse ai është antiligji”, tha Basha./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme