Google ADS

Goditi një tifoz, suspendohet Neymar

17:10 | 10 Maj 2019
Arbresh Info

Neymar është suspenduar për tri ndeshje pasi goditi një tifoz të Rennes pas disfatës së Paris Saint Germainit në finalen e Kupës së Francës.

Shpresat e kampionit në Liga 1 për një tjetër dopietë u shkatërruan nga Rennes që i mposhti ata në penalti me rezultat 9 me 8 pas barazimit 2 me 2 në Stade de France, transmeton portali arbresh.info.

Një video më pas ishte publikuar ku shihej ylli brazilian duke goditur një tifoz të Rennes derisa shkoi për të marrë medaljen.

Ai u fjalos fillimisht me një tifoz ndërkohë që dikush tjetër ishte duke e filmuar atë përmes një telefoni.

Federata e Futbollit të Francës ka reaguar duke njoftuar se Neymar do të jetë i suspenduar për tri ndeshjet e ardhshme.

Por, PSG ka njoftuar menjëherë se kanë vendosur për të apeluar vendimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme