LDK dhe VV kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin

16:41 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) i kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë kërkesën për një seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka të bëjë me gjendjen në Telekomin e Kosovës.

“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e VV-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme