Bale do të dërgohet në Real nëse nuk pranon të transferohet

11:41 | 10 Maj 2019
A. B.

Gareth Bale duket se nuk do të ketë të ardhme më te skuadra madrilene e Realit.

Uellsiani gjithnjë e më tepër po raportohet se do të largohet gjatë verës pasi që më në shërbimet e tij më nuk llogaritë trajneri Zinedine Zidane.

Megjithatë, lojtari ka një kontratë që është e vlefshme deri në verën e vitit 2022 dhe paga e majme e bënë që të mos të hamendësohet rreth një largimi.

Por, mediat angleze shkruajnë sot se në rast se sulmuesi nuk dëshiron të transferohet në ndonjë klub tjetër, ai do të detyrojë që të luan në ekipin e dytë të skuadrës.

Në fakt, ai vetëm do të stërvitej, asgjë më shumë me ekipin që bën gara në ligën e tretë të Spanjës.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 155 paraqitje për Los Blancos dhe ka realizuar 78 gola në të gjitha garat. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme