Agim Agushi dhe Bujar Ajeti synojnë ta thyejnë rekordin ‘Guinness’

11:42 | 10 Maj 2019
V. S.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në UP organizon garën për thyerjen e rekordit “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, me zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti.

Hera  e parë e këtij rekordi është mbajtur në komunën e Vitisë në vitin 2015

Ndërsa sot është hera e dytë që mbahet në Kosovë rekordi i Guinness, mbajtja e topit me koke ne qifte, raporton arbresh.info

Organizator i kësaj gare ishte Universiteti i Prishtinës.

Rektori i universitetit te Prishtinës Marjam Demaj, tha se me kënaqësi u bëmë

Pjesë e kësaj gare, dhe në këtë drejtim vazhdimisht do ta keni mbështetjen e UP-së.

“Në universitetin e Prishtinës ka shumë organizime por rrallë herë organizimet tona janë të këtij aktiviteti. Jemi krenar qe kësaj radhe jemi organizator te kësaj gare. Me kënaqësi u bëmë pjesë e kësaj gare.  Ju garantoi qe do te bëhet edhe me tepër ne këtë drejtim, mbështetjen e UP-së do ta keni çdo here”.

Dekani  i Universitetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, ishte ai  që e propozoj organizimin e këtij eventi.

Ai tha se ideja ka qenë që ti mbështesim

Studentet që ti tregojnë vlerat e tyre.

“Libri i rekordit te guinness-it është një nder librat ma te lexuar ne bote. Arsyeje e vetme ka qene lidhja me studentet tanë dhe ideja ka qenë ti mbështesim dhe ti tregojnë vlerat e tyre”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme