Homazhet për dëshmoren e atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen sot në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 – 12:30.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, u shpall dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit. Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.
Trupi i pajetë i Dëshmores së Atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, u soll mesditën e 9 majit 2019 në atdhe.
Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut.
Ndërkohë në orën 10.00 deri në 11.30 zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Hasanaj. Në 12.00 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 13.00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmorët e Kombit”. /ATSH/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...